Prova leximi: Mbi praktikat e vendosshmërisë
Na u bashkoni këtë të shtunë për të parë kontributet vendase që kanë zënë vend si pjesë e Arkivave të Dashurisë. Programi publik i provave të leximit: Mbi praktikat e vetë-vendosshmërisë do të mbahen në Qendrën për Praktikë Rrëfyese si pjesë e sesioneve ku kontribues vendas do të ndajnë dhe kontrastojnë materialet në arkivë. Një uebsajt i sapoprojektuar do të lançohet këto ditë që do të shërbejë për reflektim mbi proceset që janë mbajtur përgjatë Manifesta 14 dhe për të fantazuar mënyra të projektimit të arkivit në të ardhmen.
Mbi Praktikat e Vetë-Vendosshmërisë është nëntitulli i Arkivave të Dashurisë në Kosovë. Pjesëmarrësit do të dokumentojnë forma të vendosshmërisë vetjake dhe kolektive. Një arradhë e praktikave vendase që rrekin vetëmjaftushërinë dhe autonominë mes formave të vetëorganizuara të edukimit, prodhimin e qëndrueshëm të ushqimit, qasje në banim apo në forma alternative të informacionit me fanzinave dhe hapësira jo-institucionale të artit. Liria vetjake është gjithashtu e drejtuar në arkivat personale që dokumentojnë vetëvendosshmërinë e gjinisë, seksualitetit, modeleve të familjes, subkulturave apo besimeve personale.
Screening
Programi i Shfaqjes së Filmave në Qendrën për Praktikë Rrëfyese
01
→
30.10.2022 10.00-16.00
● Qendra për Praktikë Rrëfyese
Event
Confutatis – nga se janë të bërë heronjtë? Një performancë nga Velimir Zernoski në bashkëpunim me Kolektiv Veternica, Skopje and Trisomija 21, Skopje, Joana Ristesca and Filip Mitrov.
28.10.2022 19.00-20.30
● Pallati i Rinisë dhe Sporteve