Artistic Intervention

22.07 → 30.10.2022

Wheelchair Accessible, WC Available

Qendra për Praktikë Rrëfyese

participants

Werker Collective

Ndërhyrje artistike – Werker Collective

AmatorArchives, 2022, © Werker Collective. Photo © Manifesta 14 Prishtina | IvanErofeev

Amator Archives [Arkivat e Dashurisë] (nga latinishtja amātor: i dashur) është një metodë arkivimi e drejtuar nga qytetarët dhe e zhvilluar nga kolektivi Werker për të mbështetur zhvillimin e imagjinatës emancipuese politike përmes proceseve të vetëbotimit dhe studimit kolektiv.

Në një shtet si Kosova, arkivat e së cilës janë delikate e shpesh mungojnë, janë të shkatërruara apo të padukshme, Amator Archives [Arkivat e Dashurisë] do të vendosen në Qendrën për Praktikë Rrëfyese. Ky projekt do të zgjasë në kohë dhe do të vazhdojë në zhvillohet në forma të ndryshme përtej programit 100 ditor të bienales.

Amator Archives [Arkivat e Dashurisë] ftojnë miq, të dashur, familjarë, amatorë apo njerëz me pasione të ndryshme të ndajnë, diskutojnë dhe rregullojnë arkivët e tyre personalë. Ky projekt mirëpret koleksione të pikturave, shkrimeve, vizatimeve, dokumenteve, fletoreve vetjake, revista, fletëpalosje, postera, gazeta, video apo materiale zanore (dokumente origjinale apo riprodhime) prej të cilave do të krijohen kujtime kolektive të ndërthurura.

Në mënyrë që të aktivizohet procesi i arkivimit në Prishtinë, kolektivi Werker ka kontribuar me 200 dokumente prej koleksionit të tyre në Amsterdam që fokusohet në praktika dokumentimi të vetëorganizuar e radikal dhe kritikë të medias në tema si puna, feminizmi, seksualiteti, ekologjia dhe lëvizjet shoqërore.

Për t’u përfshirë në këtë projekt kontaktoni: info@werkermagazine.org

Punimi

Kolektivi Werker 

Amator Archives    

2022 

Instalacion, punëtori, uebsajt 

Dimensionet e ndryshme  

Komisionuar nga Manifesta 14 Prishtina dhe mbështetuar nga Fondi Mondriaan dhe Instituti Ramon Llull 

Screening

Programi i Shfaqjes së Filmave në Qendrën për Praktikë Rrëfyese

01 → 30.10.2022 10.00-16.00
Qendra për Praktikë Rrëfyese

Event

Panel diskutimi mbi spekulimin

28.10.2022 18.00-20.00
Qendra për Praktikë Rrëfyese

Event

Dismantling institutions through intimacy and fiction. A reading and performance event by Yvonne Sheen Mogollón and Jazmin Rojas Forero, hosted by Anna Bromley

29.10.2022 00.00-14.30
Qendra për Praktikë Rrëfyese